Çmimet në rritje/ Greqia do kryejë kërkime për naftë dhe gaz në detin Jon

Çmimet në rritje/ Greqia do kryejë kërkime për naftë dhe gaz në detin Jon

Greqia planifikon të kryejë kërkime për naftë dhe gaz në detin Jon. Athina do përpiqet të shfrytëzojë burimet e brendshme, ndërkohë që ka një rritje të lartë të çmimit të energjisë dhe shqetësim në rritje mbi furnizimet me gaz nga Rusia.

"Në ditët në vijim, Greqia do të bëjë njoftime për të përshpejtuar eksplorimin në Detin Jon dhe në perëndim të Kretës," i tha Reuters një zyrtar qeveritar, i cili nuk pranoi të identifikohej.

"Mjedisi i ri gjeopolitik dhe energjetik... kërkon që çdo vend të bëjë hapa edhe më vendimtarë drejt sigurisë dhe mjaftueshmërisë së tij energjetike duke kërkuar burime të reja energjie."

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të shpallë strategjinë e vendit për këtë çështje deri në fillim të javës së ardhshme, tha një tjetër zyrtar i qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy