Një sasi e konsiderueshme valute u gjet në dy tenxhere me presion, teksa Policia e Shtetit vijon operacionin e koduar “Patriot” për arrestimin e 2 grabitësve të tjerë të “Bandës së Rinasit”. Ndërkaq, lideri i bandës, Admir Murataj është ende i lirë bashkë me një person tjetër.



