
Të gjithë po më pyesin. Çfarë duhet bërë? Ata janë kapur. Urime atyre që i kapën. A duhet të vriten?
Është e nevojshme. Dhe duhet bërë. Por është shumë më tepër e rëndësishme të vriten të gjithë njerëzit e përfshirë.
Të gjithë. Ata që paguan, ata që simpatizuan, ata që ndihmuan. Ne duhet t’i vrasim të gjithë.
Kështu tha nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev i dha forcë debatit që është rihapur në Rusi për rivendosjen e dënimit me vdekje për terrorizmin.
Gjithçka lidhur me sulmin e së premtes mbrëma gjatë një koncerti në periferi të Moskës, në Crocus, ku u vranë rreth 140 persona dhe u plagosën 150 të tjerë.



