Izrael/ Exit poll-et sugjerojnë rikthimin në pushtet të ish-kryeministrit Netanyahu

Izrael/ Exit poll-et sugjerojnë rikthimin në pushtet të ish-kryeministrit Netanyahu

Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është drejt rikthimit në pushtet, të paktën kështu sugjerojnë exit poll-et.

Parashikimet i japin bllokut të tij të krahut të djathtë një epërsi vogël vendesh ndaj kundërshtarëve të tij të qendrës së majtë të udhëhequr nga kryeministri aktual Yair Lapid.

Një rezultat i tillë do të shënonte një rikthim dramatik për Netanyahu-n, i rrëzuar vitin e kaluar pas 12 vitesh në pushtet.

"Ne jemi afër një fitoreje të madhe," u tha ai mbështetësve të ngazëllyer në Jeruzalem.

Zgjedhjet shihen gjerësisht si një votë pro ose kundër kthimit të Netanyahut.

Sondazhet e daljes sugjerojnë se blloku i Netanyahut do të kryesojë me 61 ose 62 vende në Parlamentin prej prej 120 vendesh. Rezultatet fillestare priten në orët në vijim.

Netanyahu, i shoqëruar nga gruaja e tij Sara, u shfaq në vendin e zgjedhjeve të partisë së tij Likud në orën 03:00 (me orën lokale), duke u pritur me duartrokitje të forta nga mbështetësit.

"Ne kemi fituar një votë të madhe besimi nga populli i Izraelit," u tha ai simptizantëve, teksa këta të fundit brohorinin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy