Populistët europianë urojnë AfD gjermane për suksesin elektoral

Populistët europianë urojnë AfD gjermane për suksesin elektoral

Kryetarja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen, deklaroi në Twitter: "Një bravo për aleatët tanë të AfD-së për këtë rezultat historik." Ky është "një simbol i ri për zgjimin e popujve europianë".

Edhe populisti i djathtë holandez Geert Wilders uroi AfD: "Urime Frauke Petry dhe AfD!!", shkruan Wilders në Twitter.

Sekretari i përgjithshëm i populistëve të djathtë të Austrisë, Herbert Kickl, tek ky rezultat sheh të pasqyrohet dëshira e zgjedhësve për ndryshime në Europë. Kancelarja Angela Merkel përmes politikës së saj "Refugees-Welcome" ka bërë dëm. "Shpërndarja e parave të taksave të fituara me djersë në ndonjë vend të falimentuar dhe vala e paimagjinueshme e migracionit në Europë në vitin 2015" sipas tij, tregon, se europianët mezi presin ndryshime të politikës së deritanishme, deklaroi Kickl, sikurse citon agjencia austriake e lajmeve APA.

Në janar 2017 popuilistët e djathtë europianë u mblodhën në Koblenz në Gjermani në një kongres të përbashkët, ku demonstruan unitet.

Le Pen në zgjedhjet presidenciale në maj në Francë ia doli të konkurojë deri në balotazh, ku edhe humbi ndjeshëm kundrejt socialliberalit Emmanuel Macron.

Wilders me partinë e tij të lirisë, PVV, në zgjedhjet parlamentare në mars në Holandë doli në vendin e dytë. Në Austri populistët e djathtë për pak mund të arrinin të kishin presidentin e vendit nga radhët e tyre. AfD në Gjermani në zgjedhjet e së dielës (24.09) arriti të fitojë me 13% duke dalë forca e tretë në vend e kësisoj ajo do të jetë e përfaqësuar në parlament. Kjo është hera e parë që në parlamentin e Gjermanisë përfaqësohet një parti populiste e djathtë. / DW / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy