“Bashën nuk e bën kryetar brava ndërruar apo dera e mbyllur”, kështu u shpreh në një intervistë për MCN TV, deputetja Albana Vokshi teksa komentonte situatën në Partinë Demokratike.
Vokshi u shpreh se komisioni i rithemelimit ka vendosur ti japë edhe disa ditë afat deputetit Basha që të reflektoj ndaj sovranit që e ka shkarkuar dhe të largohet nga selia e PD para datës 5 janar.
Intervista:
Strukturat e të rinjve në PD po organizohen
Vokshi: Ndjej keqardhje për të gjitha aktet përçarëse të Bashës, deputet tashmë. Akte që shkelin rëndë statutin. Ne jemi organizatë e pavarur “Lidhja demokratike e gruas” dhe i organizojmë vetë zgjedhjet dhe askush nuk na shkarkon dot nga pozicionet që kemi. Basha po kërkon të fshijë historikun e “Lidhja demokratike e gruas” sepse nuk i janë bindur Bashës në tradhtinë e tij. Grupi i punës është në shkelje të statutit të PD. Këta nuk dinë çfarë thonë, u janë mbyllur sytë nga urrejtja dhe po kërkojnë të përçajnë PD.
Keni menduar se mund të ketë dy PD?
Vokshi: Nuk ka dy, ka vetëm një dhe ajo PD po rithemelohet. Kemi një kuvend të PD të mbledhur më 11 dhjetor dhe është rritur me më shumë se 11/4 dhe janë marrë shumë vendime që e bëjnë PD më të fortë. U mor dhe vendimi për shkarkimin e Bashës dhe mbi 4446 votuan për shkarkimin e tij. Basha nuk është më kryetar dhe çdo akt i tij është nul.
Çfarë do ndodhë me selinë, kush do të qëndrojë në seli?
Vokshi: Selia e PD i përket çdo anëtari, është e turpshme ajo që po bën Basha. Ka shpërthyer zyrat e forumit dhe “Lidhjes demokratike të gruas”. Nuk e bën kryetar Bashën brava ndërruar apo dera e mbyllur. Këto i kanë mbetur Bashës karriget, bravat apo Rama, është vullneti i demokratëve. Çdo anëtari i takon selia dhe s’ka pse të merret me dhunë.
Po çfarë do të thotë data 5-së?
Vokshi: Në mënyrë tejet tolerante komisioni i rithemelimit ka vendosur ti japë edhe disa ditë afat deputetit Basha që të reflektoj ndaj sovranit që e ka shkarkuar. Të reflektoi edhe nga mesazhet e dashamirësve dhe të ikë në mënyrë paqësore.
Nëse ai nuk e bën janë opsion protestat?
Vokshi: Nëse se bën të gjithë janë të thirrur përpara selisë së PD për të marrë selinë. PD e ka të nevojshëm ndryshimin dhe këtë nuk mund ta sjellë një humbës përsëritës. Këtë mund ta bëjë një grup pune që mund ta sjellë PD në pushtet.
Berisha është non grata, do vijojë në krye të PD?
Vokshi: PD kishte nevojë për ndryshim, për qarkullim elitash, për afrim intelektualësh, për një tjetër frymë. Kush e ka sjellë këtë ndryshim. Jo çdo gjë e keqe vjen për keq. Pavarësisht “non gratës” në Foltore të gjithë kanë gjetur hapësirën për të folur. Me në krye Berishën PD mund të rithemelohet dhe të ndryshojë.
Keni folur për hapje por s’kemi parë parti ti afrohen?
Vokshi: Ne e kemi parë ndër vite Berishën dhe kemi parë se si i ka shtrirë dorën çdokujt që ka pasur mendim ndryshe. Kemi parë që në vite të ndryshme decizive jo vetëm afrojë ata që ishin larguar por krijoi edhe atë që ka pasur rol të rëndësishëm, solli të rinj me eksperiencë, profesionistë që sollën eksperiencën e tyre. Protesta e 20 dhjetorit kishte në fokus jo vetëm Open Balkan, por edhe vjedhja me inceneratorët. Dëshmuam se mbajmë fjalën e dhënë.



