Verdho: Sfida në sektorin energjik gjenerimi i objekteve të reja, në 2030 KESH do të ecë me këmbët e veta

Verdho: Sfida në sektorin energjik gjenerimi i objekteve të reja, në 2030 KESH do të ecë me këmbët e veta

Administratori i KESH, Ergys Verdho në ‘MCN Economy’ teksa ka folur për sfidat në sektorin energjetik, deklaroi se sfiduese sot mbetet gjenerimi i objekteve të reja, siç është Skavica       

Ai tha se për shkak të këtij sistemi, faji është i përbashkët dhe se nuk mund ti faturohet vetëm KESH-it, ndërsa theksoi se 70% e energjisë varet nga viti hidrik.

KESH është një prodhues, një prodhim të vendit prej 70% të kapacitetit të vendit dhe e prodhon atë për favor të OSHEE që bën shpërndarjen e rrjetit energjetik në familjarë, biznes. Pastaj transmetimi është nga KESH në OSHEE dhe nga borderi te pjesa shqiptare. Për shkak të këtij sistemi faji nuk është i KESH, por i përbashkët. KESH tashmë është i fokusuar në llogaritjen e një vlere të caktuar që OSHEE kërkon. Pjesën e HEC-ve të vogla KESH e përdor për humbjet. Ky është sistemi tërësi në energji. Sfida sot është gjenerimi i objekteve të reja gjeneruese si Skavica. Do të shtojmë kapacitetet e KESH deri në 2000 megavat. 70% e energjisë varet nga viti hidrik.

Më tej ai shtoi se pjesa e analizës ekonomike është rritja e kapaciteteve gjeneruese në një bateri të madhe rajonale ashtu dhe për dhënien e shërbimit të balancimit siç ja japim OST.

Kjo është një fitore e madhe për KESH sepse kur sistemi është plus në energji ne marrim energji pa lek. Kaskada në vetvete është një thesar i popullit shqiptar, ajo është një resurs potencial ekonomik që rrallë vende e kanë. Nuk ka pikë vdekje, ajo kaskadë ka një rezervë energjetike të pashterueshme, rezerva energjetike që ekziston në basenet tona, është ajo që shfrytëzohet në rastet më të vështirat tona. Pra rezervat energjetike shfrytëzohen në rastet më emergjente.

Sa i përket akuza për keq menaxhim, Verdho tha se menaxhimi ka qenë në kontekstin tekniko-ekonomik.

KESH ka detyrim për shërbimet publike dhe në momentin që përmbush këto ka mundësi për plane komerciale. Janë forma të ndryshme menaxhimi, ndërsa qeveria ka zgjedhur që KESH të menaxhojë shërbimet publike.  Nëse KESH operon si shoqëri tregtare dhe mund të shes në bursë me 300-400 euro fitimet do jenë kolosale, por në bazë të politikave ka qenë që faturat nuk preken. Kjo është formulë ekonomike. Jemi në këtë kontekst ekonomik. Sot kemi Skavicën një gjë të re. Investimet në rrjet dhe krijimi i burimeve të reja do shkojmë paralelisht me kapacitetet gjeneruese, sepse një sasi e madhe energjie kalon në koncesion kur ti s’ke se ku e çon. gjenerimi dhe shpërndarja duhet të shkojnë në një vijë lineare.

Lidhur ëme debatin për Skavicën ai sqaroi se projekti nuk është fleksibël për kohën tonë, ndërsa sqaroi se po bëhen studime dhe janë ekspertët ata që do të flasin.

Në kontekstin popullor, kur sistemi kishte planifikuar një kaskadë dhe në atë vit është vënë që Skavica të ishte 485 kuota mbi nivelin e detit, që përkthehet që një pjesë e sasisë së ujit të kalojë dhe përtej kufijve. Ky variant është përjashtuar për shkak se përmbyt shumë troje dhe impakti social brenda verës së këtij viti do kemi dhe qasjen e saktë. Ne duam që zhvendosja e popullsisë të bëhet në mënyrë të vullnetshme dhe jo të pavullnetshme.  Kur KESH të ketë njësi gjeneruese më shumë, dmth. të ketë një park voltaik dhe fotovoltaik, pra flasim për fakte konkrete. Në 2030 KESH do të ecë me këmbët e veta, atëherë pritet të jetë lider në treg dhe në bursë dhe nuk do të kemi nevojë të dalim jashtë kufijve tanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy