Ceka: Albanalogjia u zgjua nga letargjia

Ceka: Albanalogjia u zgjua nga letargjia

Sot ka nisur punimet në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare e Studimeve Albanologjike, e cila do të vijojë deri më datë 27 nëntor. Në dokumentin prezantues të shpërndarë nga Akademia e Shkencave që është edhe organizatorja e aktivitet së bashku me Akademinë e Kosovës, listohen një sërë punimesh studimore që prekin fusha të tilla si historia, gjuhësia, arkoelogjia, atropologjia dhe studimet letrare.

Neritan Ceka në një intervistë për MCN TV tha se konferenca e së premtes rikthen simbolet e kërkimeve albanologjike, por edhe brezin e ri.

Intervista:

Z. Ceka çfarë përfaqëson për albanologjinë kjo konferencë që duhet thënë se ka një rend dite shumë të ngjeshur?

Ceka: Kishim vite që për shkak të sistemi albanologjia ishte thuajse në një loj letargjie edhe pse grupe të caktuara kanë bërë punën e tyre. Por thelbi ka qenë Akademia e shkencave. Por vite më parë u bë një lloj shpërbërje, por tani kemi një rikthim edhe të atyre që ishin dikur të rinj që janë simbol i kërkimeve albanalogjike por edhe me një brez të ri. Grumbullimi i 200 studiuesve e rikthen.

Ndër vite ka patur si të thuash një rivalitet të shëndetshëm në albanologji mes historisë këtu marr në konsideratë edhe arkeologjinë - dhe gjuhësisë. Si paraqitet ky raport në këtë konferencë? Pra kush dominon nëse mund të përdorim një përkufizim të tillë?

Ceka: Arkielogjia me kuriozitetin të rejat, të panjohurat si problem pellazgjik që nuk zgjidhet kurrë, por fjalën e fundit e thotë gjuhësia. Ka një periudhë të padëshmuar historikisht. Një m,ungesë e madhe është që ilirishtja nuk është shkruar dhe shqipja është shkruar vonë dhe ne themi që nuk ka ndryshuar popullsia nga ilirët te shqiptarët, por jo të gjithë ujërat vijnë në mullirin tonë. Shqipja del që është gjuhë sate, ilirishtja kente. Nuk ka mundësi që nga një gjuhë kente të dalë një gjuhë sate. Që kur shqipja del e shkruar me Buzukun, shqipja del tek arbëreshët e italisë e mos flasim për ato të Ukrainës.

Të ndalemi pak te fusha juaj, arkeologjia. Ju prezantoheni vetë me një punim: Poleogeneza dhe disa çështje themelore të qytetit ilir, i dyti në listë pas Pier Kaban që mban një referat për komunitetet etnike në Ilirinë e Jugut. Rastësi kjo renditje, apo kemi diçka të re në studimet e sipërpërmendura?

Ceka: Kjo është një retrospektivë. Kaban paraqet shtetin ilir, përplajset me Maqedoninë. Ka një lidhje mes dinastive të krahinave dhe problem që shtron Kabani është që si ka mundësi që nga një iliri që cilësohej si kabane dilet në një përfundim se kanë pasur ushtri shumë të forta. Kumtesa ime është se si erdhën ilirët. Njohim tan inga arkeologjia dhe teza ime është që kam kapur edhe momentet kur shteti ilir ka një periudhë transit me formimin e celulave. Ky është zhvillimi i ngadalshëm që bazohet tek qytetërimi ilir. Ishte një zhvillim i përcaktiar nga faktorë të ndryshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy