Problematikat me votuesit në Greqi, PD i kërkon KQZ-së ndërhyrje emergjente

Problematikat me votuesit në Greqi, PD i kërkon KQZ-së ndërhyrje emergjente

PD ka paraqitur sërish një ankesë në KQZ lidhur me problematikat që janë hapur me votuesit në Greqi.

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se PD kërkon ndërhyrje emergjente duke pretenduar se tanimë kemi një shkelje të kontratës dhe është krijuar një hapësirë abuzive për ndikim te vota dhe te fshehtësia e votës. 

Drupal Ad

Kur ka mbetur më pak se një javë nga votimi më 11 maj për të zgjedhur ligjvënësit, Parlamentin e 2025-2039, ka një shqetësim për votën e diasporës që pritet të ketë një ndikim. 246 mijë votues shqiptarë kanë marrë të drejtën nga platforma e regjistrimit.

Aty ku është hambari i votave, në Greqi, tashmë ka një situatë emergjentë thotë PD. Ndryshe nga më parë kur zarfi shkonte me postierin në shtëpi, tashmë vota s’shkon në shtëpi, por duhet të shkojë qytetari në filialin e DHL-së apo një poste nënkontraktore dhe pasi të ketë votuar dhe ta riçojë sërish në kutinë postare. 

Kjo është shkelje e kontratës, thotë PD, është një hapësirë abuzive për të ndikuar te vota, te fshehtësia e votës, dhe i kërkon KQZ-së një ndërhyrje emergjente. Nga ana tjetër është vet KQZ që e ka miratuar këtë ndryshim. 

Ka patur denoncime për hedhjen e zarfeve në koshat e mbeturinave, duke cenuar integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor. PS e konsideron një alibi për të mos pranuar humbjen që po vjen nga vota e emigrantëve. Taulant Balla ka kërkuar nga shqiptarët në Greqi të paraqiten në zyrat e DHL-së, ose kompanive kontraktore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy