9 trendet e bukurisë që do t’i shohim kudo në 2021-shin

9 trendet e bukurisë që do t’i shohim kudo në 2021-shin

2020-ta ishte viti kur e shpenzuam pjesën më të madhe të kohës në shtëpi, duke u kujdesur vetë për pamjen tonë, por duke i besuar më shumë natyrales, si thonjtë pa xhel, jo make up-it dhe flokë natyrale.

Trende që duket se do të vazhdojnë edhe në 2021-shin dhe nga ana tjetër ky vit ka rezervuar edhe disa surpiza në atë që duhet të ndjekim për të qenë IN. Por më e rëndësishmja është që të jesh vetvetja.

Makijazhi sa më minimalist 

Qëllimi është që të nxjerrësh sa më në pah lëkurën tënde natyrale, të vendosësh sa më pak makijazh, port ë kujdesesh sa më shumë për lëkurën.

Kapëset me dhëmbëza

Kapëset e tilla, me detaje të ndryshme, i kemi parë kudo gjatë vitit që lamë pas dhe përgatituni që t’i shikoni edhe në 12 muajt në vijim. Këto lloj kapsesh janë mënyra perfekte për të fshehur flokët e djegur e të paprerë dhe për t’i shtuar klas pamjes suaj.

Stili ‘80

Thjesht fokusohuni që të theksoni një tipar dhe qëndroni neutral tek të tjerat.

Manikyri ‘french’ por...

Eksperimentoni me trendin e manikyrit ‘french’ duke dalë nga tradicionalja.

Peneli jo i zi

Zgjidhni një penel me disa ngjyra, apo me xixa.

Makijazhi njëngjyrësh

Provoni që të përdorni të njëjtën nuancë makijazhi për sytë, mollëzat dhe buzët.

Manikyri retro

Kur themi ‘m,anikyr retro’ bëhet fjalë për dizajnet me vijëzime dhe përdorimin e dy ngjyrave njëkohësisht.

Balluket e ndara në mes

Të krijojnë idenë e një perde dhe janë një nga stilet që kanë bërë për vete shumë nga personazhet e njohur, si Gigi Hadid apo J.Lo.

Nuancat e së kuqes

Ngjyrat e ngrohta kanë qenë një nga zgjedhjet më të shumta gjatë kësaj periudhe, mund të provoni nuancën e pjeshkës apo bjondes me luleshtrydhe.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy