Mijëra njerëz protestuan në rrugët e Beogradit kundër mbajtjes në kryeqytetin serb të Europride, tubimit pan-evropian të komunitetit LGBTQ +.
Tensioni është rritur javët e fundit në Serbi, ku organizatorët e Europride janë të vendosur të organizojnë një marshim të shtunën e ardhshme.
Protestuesit, duke përfshirë shumë fetarë nga Kisha Ortodokse Serbe, marshuan në qendër të Beogradit me iniciativën e grupeve tradicionaliste dhe fetare të ekstremit të djathtë. Në paradë ata ekspozuan ikona, flamuj fetarë dhe kryqe.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçië, i cili në fund të gushtit njoftoi se parada do të “shtyhet apo anulohet”, dje tha se policia do ta shpallë vendimin, cilido qoftë ai, 96 orë para ngjarjes, pra të martën.
Vuçiç përmendi arsyet e “sigurisë”, të lidhura me një rritje të re të tensioneve në Kosovë, por edhe me problemet energjetike.



