Vrasja në burgun e Peqinit, Soko: Sistemi i sigurisë ka dështuar! Ne paguajmë, ai që merr paratë duhet të ofrojë siguri

Vrasja në burgun e Peqinit, Soko: Sistemi i sigurisë ka dështuar! Ne paguajmë, ai që merr paratë duhet të ofrojë siguri

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, thotë se asaj që duhet t’i mëshojmë fort pas vrasjes së të premtes në burgun e Peqinit, është se kemi një burg të sigurisë së lartë pa siguri.

Nga studio e MCN Live, Soko deklaroi se ka dështuar pjesa e sigurisë, edhe pse pretendohet që në burgun e Peqinit të ketë qenë siguri e lartë dhe për këtë siguri të lartë ne paguajmë shumë para.

Kontaktova me AKSHI për të marrë informacion si ka qenë çështja e cedimit të sigurisë.

Nuk është puna vetëm tek hyrja e armës, por arma është mbajtur, arma është fshehur.

Është problem se në fund kthehemi te historia e zakonshme shqiptare, ku ca kompani marrin tendera, i paguajmë shtrenjtë.

I kemi paguar kamerat 6 milionë euro. Është bërë tenderi 6 milionë euro për sigurinë në burgje, i fituar nga dy kompanitë AlbaScan dhe Advanced Business Solutions të cilat janë përgjegjëse për sigurinë në burgje.

Siguria ka dështuar në këtë burg. A mban dikush përgjegjësi? Duhet parë a ka dështuar pa dashje, prej forcave madhore natyrore, apo dikush ka ulur levën. Ka dështuar me dashje.

Duhet ndarë nëse ka dështuar me dashje gjithë zinxhiri është kompromentuar. Duhet parë se si kontrata monitorohet gjatë implementimit të vetë kontratës, sa akses ka AKSHI në sistem.

Për të gjitha këto duhet të japë përgjigje prokuroria. Por një gjë është e sigurt, ky sistem ka dështuar.

Si ka mundësi që ne paguajmë kaq para dhe sistemi dështon.

Si ka mundësi që arma hyn dhe lëviz lirisht? Ne paguajmë, ai që merr paratë duhet të na ofrojë siguri.

Historitë e korrupsionit këto ngjarje prodhojnë.

Nëse ti nuk ke siguri për jetën tënde, në burgun e sigurisë së lartë, ku duhet të jetë vendi më i sigurisë për jetën në burgun e Peqinit.

Ne paguajmë para që të mos ndodhjet në këtë ngjarje.

Historitë me korrupsion prodhojnë ngjarje që tregojnë se ti nuk e ke të sigurt jetën.

Ne kemi ndërtuar një sistem i cili nuk duhet të cedojë dhe duhet të parandalojë çdo cedim për shkak të korrupsionit.

Sistemi është i tillë që edhe nëse dikush nga aty brenda vendos ta cenojë sistemin, ne duhet të kemi parametrat që të ndërhyjmë në kohë.

Ne e kemi ndërtuar sistemin të tillë që të mos cedojë, fakti që sistemi cedon këtu fillon pikëpyetja.

Si ka mundësi që këtu futet një armë, kanë qenë armët ndezur apo fikur? Nuk besoj se ka ndodhur një gjë me kamera ndezur se do ishte ashiqare.

Problemi është kur ka ceduar sistemi, si ka reaguar kompania apo AKSHI?

6 milionë euro janë dhënë për të pasur siguri në burgje, i kanë marrë të dyja kompanitë se ka pasur bashkim kompanish.

Viktima është ndëshkuar nga ligji dhe për këtë ndëshkimin tjetër duhet dikush që të mbajë përgjegjësi.

Ne për këtë ditë e bëmë sistemin, se nuk e bëmë për të kontrolluar uji dhe bukën e atyre. Këtu lind pikëpyetja kush i merr lekët dhe pse i merr.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy