
Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me shumicë republikane ka autorizuar hetimin për shkarkimin e Joe Biden.
Rezoluta për zyrtarizimin e hetimit të shkarkimit u miratua me 221 vota pro dhe 212 vota kundër. Kërkesa është e motivuar nga aferat e diskutueshme të djalit të Presidentit jashtë vendit, por konsiderohet krejtësisht e pabazuar nga demokratët.
Në fakt, kjo procedurë praktikisht nuk do të kishte asnjë shans për sukses, por mund të kthehet në një dhimbje koke për Shtëpinë e Bardhë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, për të cilat Joe Biden është kandidat.
Republikanët harxhojnë kohë në marifete të pabaza politike.
Kështu deklaroi Joe Biden duke komentuar autorizimin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA për të hetuar shkarkimin e tij.



