Në harkun e pak orëve, dy të burgosur humbin jetën në burgun e Shënkollit

Në harkun e pak orëve, dy të burgosur humbin jetën në burgun e Shënkollit

Dy të burgosur kanë humbur jetën në harkun kohor të pak orëve në burgun e Shënkollit në Lezhë. Rasti i parë u regjistrua pasditen e së enjtes, ku Azem Dauti 55-vjeç mbërriti pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Burgjeve 55-vjeçari lindur dhe banues në Dibër, i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje” me masë  “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” dhënë me vendim të Gjyktës së Rrethit Gjyqësor Dibër. I ndjeri ka vuajtur dënimin fillimisht në burgun e Zaharisë dhe vuante nga disa sëmundje, duke marrë prej vitesh kurim.

Dje rreth orës 15.06 minuta, pasi ka konsumuar edhe vaktin e drekës, pacienti është konstatuar në gjendje shumë të rëndë klinike nga stafi mjekësor, pa puls, pa tension, pa refleks corneal dhe bulbar. Menjëherë është transportuar drejt spitalit të Lezhës, por fatkeqësisht është njoftuar vdekja e pacientit me diagnozë nga institucioni drejt spitalit. Ndërsa rasti tjetër u regjistrua mëngjesin e së premtes ku ka ndërruar jete shtetasi me masë mjekësore “Mjekim i detyruar” Gëzim Qepa 49-vjeç lindur dhe banues në Berat.

Ai ishte i dënuar për vjedhje me dhunë, ndërsa për të dy rastet pritet të behet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së dy të burgosurve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy