“Google, çfarë sëmundje kam”?!/ Mertenika: Frika psikoneurotike për ti drejtuar mjekut çon pacientët drejt ‘kërkimeve online’

“Google, çfarë sëmundje kam”?!/ Mertenika: Frika psikoneurotike për ti drejtuar mjekut çon pacientët drejt ‘kërkimeve online’

Platforma më e klikuar e kërkimit të informacioneve “Google”, është një lloj ‘mjeku online’ për shumë pacient të cilët hezitojnë ti drejtohet mjekut për problematikat që kanë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Inxhineri bio-mjeksor Ermand Mertenika, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, specifikoj faktin se pse ndodh kërkimi i ‘ndihmës online’ nga pacientët, në vend se ti drejtohen shërbimeve shëndetësore.

Gogle si databaza më e madhe e informacioneve globale ka informacione të shumta që i merr, i filtron, dhe jep një përgjigje deri në 95% të saktë. Aty gjemë informacione në çdo sektor, dhe prandaj i kemi vënë emrin “dr.Google” sepse për çdo problematikë të caktuar qoftë akute, qoftë elementare, kemi pikërisht impaktin që të shohim aty.

Unë mendoj se nuk është pjese e mungesës së besimit por është ajo frika psikoneurotike ose impakti primar për të shkruar në një spital, në një mjet real. Kjo ndodh vetvetiu dhe pikërisht gjëja e parë që impaktohemi është që të kërkojmë online për problemet që kemi.

Inxhinieri bio-mjekësor thotë se kërkimet te “dr.Google” nisin që nga një dhimbje koke por kur agrovohen dhe nuk drejtohemi te mjeku për një periudhë kohore, situata bëhet më serioze.

Marrim një rast, p.sh. kemi një dhimbje koke, dhe nëse kjo dhimbje ndodh për arsye të ndryshme shkojmë marrim informacionin primar ne gogle, se pse shkaktohet apo një dëmtim, apo edhe ajo që është madhorja, në shfaqjen e një mase tumorale.

Por gogle është ajo platformë që merr informacione gjerë e gjatë, të dhënash dhe kur shikon këtë të fundit kur mundet që kjo dhembje koke te ketë prezencë tumorale, është edhe një problematikë tjetër që është stresi psikologjik.

Stresi është sëmundja më e madhe sepse amplifikon atë problem që mund të kesh, sepse stresi gjeneron hormonin e kortizolit i cili është hormon shkaktues që agravon problematikat.

Pra ‘dr. google ok’, por nëse kemi një problematike shëndetësore dhe ajo nuk evitohet për një kohë të shkurtër, një muaj apo dy muaj, atëherë ne duhet të drejtohem te mjeku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy