Macron dënon sulmet e Iranit ndaj Emirateve: Të pajustifikuara dhe të papranueshme

Macron dënon sulmet e Iranit ndaj Emirateve: Të pajustifikuara dhe të papranueshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dënuar ashpër sulmet e Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i cilësuar ato si “të pajustifikuara dhe të papranueshme”.

 

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Macron theksoi se Franca do të vijojë të qëndrojë në krah të aleatëve të saj, si në Emirate ashtu edhe në rajonin më të gjerë, për të mbrojtur integritetin territorial dhe sigurinë e tyre.

 

Kreu i shtetit francez bëri gjithashtu thirrje për një zgjidhje të qëndrueshme të krizës në Lindjen e Mesme. Ai nënvizoi si prioritete kryesore hapjen e Ngushtica e Hormuzit për të garantuar lirinë e lundrimit, si dhe arritjen e një marrëveshjeje të fortë ndërkombëtare që do të siguronte stabilitet afatgjatë në rajon.

 

Macron u ndal edhe te kërcënimet që, sipas tij, burojnë nga Irani, duke përmendur tre elementë kyç: programin bërthamor, zhvillimin e kapaciteteve balistike dhe aktivitetet destabilizuese në rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy