Bordi i Paqes/ Spahiu: Franca e Italia e kanë refuzuar, ka shumë kosto dhe pak informacion (VIDEO)

Bordi i Paqes/ Spahiu: Franca e Italia e kanë refuzuar, ka shumë kosto dhe pak informacion (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu, profesor i shkencave politike tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se ka shumë pak informacion në lidhje Bordin e Paqes ku është ftuar Kosova dhe Shqipëria. 

 

Duke vijuar Spahiu tha se marrja pjesë ka kosto të mëdha, edhe pse nuk janë bërë të ditura. 

 

Kjo ftesë u shkon të gjithë liderëve aleatë të SHBA. Ka kosto të madhe, po nuk është thënë sa është për Kosovën dhe Shqipërinë. Ka një rol kujt i drejtohet brenda vendit. Në Shqipëri i është drejtuar kryeministrit, në Kosovë Presidentit. Edhe pse në dy vendet, kompetenca e kryeministrit dhe Presidentit janë njëlloj.

 

A ja vlen të paguhen shumë të mëdha parash, për një vend, për t’u futur në këtë bordin e paqes? Është çështje e diskutueshme dhe nevojitet më shumë informacion sesa ai që posedojmë. 

 

Dimë që vende të rëndësishme si Franca, Italia, Sllovenia kanë refuzuar të jenë në këtë bord. Është çështje që kërkon më shumë informacion.

 

Klasa politike si në Kosovë dhe Shqipëri kur është në pyetje afirmimi i lidershipit janë të gatshëm të japin para, Sazanin.

 

Informacioni publik lë për të dyshuar. Duhet të kemi shumë më tepër njohuri për atë se çfarë bëhet fjalë. 

 

Nuk mund të them, nuk kam përgjigje në bazë të informacioneve që qarkullojnë në publik. Është e paqartë nëse përbën interes për Kuvendin.

 

Mbi bazën e këtij informacioni nuk mund të marr një vendim. 

 

Është vendim i pastudiuar mirë, nisur dhe nga fakt që vendet e fuqishme aleatët të Kosovës dhe Shqipërisë kanë marrë vendime të ndryshme. 

 

Ndoshta është vendim i mirë, ndoshta tepër i keq. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy