Komisioni Europian: Nuk kemi marrë asnjë njoftim për tarifat e reja amerikane

Komisioni Europian: Nuk kemi marrë asnjë njoftim për tarifat e reja amerikane

Bashkimi Evropian nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për tarifat e reja doganore të SHBA-së.

Kështu tha Komisioni Evropian këtë të hënë pasi Donald Trump njoftoi zbatimin e tarifave 25% për të gjithë çelikun që mbërrin në Shtetet e Bashkuara.

“Ne nuk do t'u përgjigjemi njoftimeve të përgjithshme pa specifika apo sqarime me shkrim ”, shkruan komisioni në një deklaratë, duke theksuar se do të reagojë për të mbrojtur interesat e bizneseve evropiane në rast të masave të pajustifikuara .

Po ashtu këtë të hënë ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot tha se Bashkimi Evropian do t'i përgjigjet tarifave të reja të shpallura nga presidenti amerikan Donald Trump, siç bëri gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan.

“Nuk ka asnjë hezitim kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave tona”, tha ministri në TF1, duke shtuar se Komisioni Evropian ka mandatin të veprojë në këtë drejtim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy