Softa: Grupet kriminale po bashkëpunojnë me persona që kanë njohuri të armëve, mësojnë anëtarët për të qëlluar apo për t’u larguar nga vendngjarja

Softa: Grupet kriminale po bashkëpunojnë me persona që kanë njohuri të armëve, mësojnë anëtarët për të qëlluar apo për t’u larguar nga vendngjarja

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se krimi po sofistikohet dhe po bashkëpunon me persona që njohin artin luftarak dhe armët.

 

Sipas Softës, grupet kriminale po kërkojnë që të kenë persona që kanë njohuri të armëve dhe po i përdorin ata për të stërvitur persona të tjerë për të qëlluar apo për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. 

 

Është ngjarja e rëndë.  E para sepse kemi një ish-ushtarak dhe krimi ka filluar të profesionalizohet dhe të bashkëpunojë me ish-ushtarakë që njohin mirë artin luftarak armët dhe mënyrën si organizohet shërbimet. Shërbimi taksi ka qenë më shumë kamuflazh. Mendoni një qytetar që mund të hipë në ato mjete. Vjen përgjegjësia për institucionet, për të gjitha ata të shërbimeve taksi ku jo në pak raste është përdorur për trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe mjete transportuese për eskortat në Tiranë. 

 

Grupet kriminale po kërkojnë që të kenë persona që kanë njohuri të armëve. Dyshimet ka që ata mund të përdoren për të përgatitur persona të tjerë për përgatitjen e armëve apo për largimin nga vendi i ngjarjes. Kjo është kambanë alarmi për elementë të sigurisë kombëtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy