
Presioni i Perëndimit mbi Beogradin është në rritje. Gazeta gjermane “Welt” raporton se nëse Serbia nuk do të jetë në një linjë me Perëndimin atëherë e presin sanksionet.
Sipas medias në fjalë Gjermania pret që Serbia të vendosë më në fund nëse dëshiron rrugën e Bashkimit Evropian ose të partneritetit me Rusinë.
“Domosdoshmëria për të marrë një vendim po bëhet vazhdimisht e më e rëndësishme, në mes të këtyre zhvillimeve gjeopolitike”, ka thënë burimi në Qeverinë e Gjermanisë.
Në Berlin ka zhgënjim lidhur me faktin që Serbia nënshkroi marrëveshje me Rusinë për politikën e jashtme.



