
Zëdhënësi i Kishës Katolike në Shqipëri, Dom Mark Pashkja, duke folur në MCN Live tha se deklarata e Papa Fraçeskut në raport me homoseksualët është nxjerrë nga konteksti, duke theksuar se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e tij.
Dom Mark Pashkja tha se përgjigjja e Papës në intervistën për AP ishte komform katekizmit, duke shtuar se homoseksualizmi përbën shkelje e rëndë e moralit sipas Kishës Katolike.
Ai shtoi se nuk ka si të ndryshojë qëndrimi i Papës sepse ai bazohet te shkrimet e shenjta.
Sipas Dom Mark Pashkja katolikët janë për rehabilitimin dhe shërimin e homoseksualëve, jo për dënimin e tyre.
Është e rëndësishme kontekstualizimi i deklaratës sepse e vërteta e pjesshme është një gënjeshtër e madhe. Bëhet fjalë për një intervistë për Associated Press. Nga pikëpamja e përgjithshme deklarata e Papës Françeskut nuk ka ndryshuar asgjë në moralin katolik. Është standard, komform rregullave të Kishës Katolike. Nuk bëhet fjalë për ndryshim qëndrimi të Kishës Katolike apo Papa Françeskut në raport me homoseksualët. Përgjigjja është nxjerrë paksa jashtë kontekstit. Papa është pyetur në raport me disa vende ku të Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme homoseksualiteti konsiderohet si krim. Përgjigja e Papës është marrë dhe është interpretuar pjesërisht, ka qenë e tillë, në standard me katekizmin e Kishës Katolike.
Qëndrimi i tij është komform me dy papë. Katekizmi thotë që duke u bazuar në shkrime të shenjta, homoseksualiteti dhe raportet homoseksuale janë të disaporvuara përbëjnë shkelje të rëndë të moralit. Por nga ana tjetër bërë dallimi mes personit dhe aktit. Në Kishën Katolike sjellja e Zotit ndaj personit është gjithmonë e dashur. Akti është i dënueshëm, por për personin bëhet ky diferencim. Qëndrimi i Papës ka të bëjë me këtë dallim mes aktit dhe personit.
Qëndrimi i Papës bazohet vetëm në moralin dhe doktrinën katolike që buron nga shkrimi i shenjtë. Nuk ka si të ndryshojë qëndrimi i Papës, sepse ndryshon shkrimi i shenjtë. Kjo është e pandryshueshme. Katekizmi është i qartë. Keqinterpretimi i Papës ka të bëjë me trajtimin e homoseksualëve, ne s’jemi për dënimin, por për rehabilitimin e tyre, për t’u dhënë mundësi shërbimi. Asnjë religjion nuk merret me persekutimin e tyre. Njësoj si për të burgosur, kisha ka persona që u shkojnë në takim. Në burg ka persona që kanë kryer krime nga më makabret, ato kanë mundësi deri në frymën e fundit të shpëtimit”.
Dom Mark Pashkja u shpreh se promovimi i fenomeneve të tilla si homoseksualizmi, kanë për qëllim shkatërrimin e qytetërimit perëndimor dhe vlerave të tij bazë.
Pashkja tha se ajo që i përbashkon homoseksualët janë traumet, dhe devijimet apo deformimet që kanë pësuar gjete jetës, që tani kërkojnë të imponohen si diçka e drejtë.
Një pyetje shumë e thjeshtë, cilat janë shkaqet kur gjendesh përballë një homoseksual, duke u bazuar te shkaqet e shkuarjes, ajo që i përbashkon janë traumat, mungesa e një figure atërore dhe amërore, në të gjitha rastet vë re devijime dhe deformime. Kjo tani do të imponohet diçka e drejtë. S’ka sens logjik, ligjor, as filozofik, të mos themi as sens njerëzor”.
Dom Mark Pashkja tha se Kisha nuk duhet parë si gogol, pasi është një "spital" për rehabilitimin e këtyre personave.



