Trazira në Kili/ Shpallet gjendja e emergjencës në Santiago

Trazira në Kili/ Shpallet gjendja e emergjencës në Santiago

Në kryeqytetin e Kilit, Santiago, është shpallur gjendje emergjente pasi protestat kundër rritjes së çmimit të transportit në metro u shndërruan në përleshje të dhunshme. Sipas kushtetutës, gjendja emergjente do të vlejë vetëm për kryeqytetin dhe mund të zgjasë 15 ditë.

Shpallja e gjendjes emergjente i jep qeverisë kompetenca dhe pushtet shtesë për ta kufizuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe të drejtën e tyre për të mbajtur tubime. Pas këtij vendimi, ushtarët do të kthehen në rrugë për herë të parë që nga viti 2010, kur vendi ishte goditur nga një tërmet shkatërrues.

“Qëllimi i shpalljes së gjendjes emergjente është mbajtja e rendit publik dhe sigurimi i pronës publike e private. Nuk do të ketë hapësirë për dhunë në një vend ku sundimi i ligjit është në thelbin e tij”, tha presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, gjatë një fjalimi të transmetuar në televizionin publik.

Patricia Munoz, avoke e popullit për të drejtat e personave të mitur, tha: “Jemi jashtëzakonisht të brengosur për sigurinë e të rinjve që janë përfshirë në përleshjet e dhunshme me policinë, por të dhënat që po i marrim nga autoritetet e tregojnë vetëm njërën anë të medaljes”.

Praktikisht, zbatimi i ligjit të emergjencës nënkupton që gjykatat t’i dënojnë me burgim deri në 20 vjet personat e shpallur fajtorë për dëmtimin e apo pengimin e shërbimeve publike.

Protestat e fundit erdhën pas reagimeve të mëhershme për koston e jetesës, më saktësisht për kujdesin shëndetësor, shkollimin dhe shërbimet publike, shkruan “The Guardian”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy