Broja nderon Shqipërinë ndaj Hungarisë, Kosova barazon me Greqinë

Broja nderon Shqipërinë ndaj Hungarisë, Kosova barazon me Greqinë

Armando Broja ishte heroi i Shqipërisë, në ndeshjen ndaj Hungarisë, e cila u fitua nga kuqezinjtë minimalisht.

Në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Kombëtarja u shfaq që në fillim më kërkuese, duke pasur disa raste shënimi.

Rasti më i mirë ishte në minutën e 33-të, kur Marash Kumbulla mbi vijë fatale bën më të vështirën, duke e dërguar topin jashtë.

Pjesa e dytë nisi përsëri me Shqipërinë më kërkuese dhe goli erdhi në minutën e 87-të. Broja pas një shkëputje, lëshon një gjuajtje të bukur me të djathtën duke e ndalur topin në fundin e rrjetës. Gol historik ky i 19-vjeçarit, pasi Shqipëria arrin t’i shënojë për herë të parë Hungarisë.

Shqipëria tashmë mban vendin e tretë në grupin I me 9 pikë, 1 pikë më pak se Polonia e vendit të dytë dhe 6 pikë më pak se Anglia kryesuese.

Ndërkohë Kosova nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Greqisë. “Dardanët” madje ishin shumë afër humbjes, por ishte Vedat Muriqi i cili shënoi në minutën e 92-të, duke vendosur baraspeshën 1-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, Kosova kishte disa raste shënimi, por golin e para e gjeti Greqia me Douvikas në fundin e pjesës së parë. Në të dytën pas shumë përpjekjeve, skuadra e Challandes, ia doli të barazojë në frymën e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy