Zgjedhjet në Francë, Macron humbet kontrollin e Asamblesë Kombëtare

Zgjedhjet në Francë, Macron humbet kontrollin e Asamblesë Kombëtare

Më pak se dy muaj pasi u rizgjodh president, Emmanuel Macron ka humbur kontrollin e Asamblesë Kombëtare Franceze pas një performance të mirë nga e majta dhe e djathta ekstreme. Presidenti Macron nuk arriti të fitojë 289 mandatet që i duheshin për të mbajtur kontrollin e Asamblesë.

Presidenti francez u kishte bërë thirrje votuesve që të siguronin një shumicë solide.

Por koalicioni i tij qendror humbi dhjetëra vende në zgjedhjet që e ka lënë politikën franceze të fragmentuar.

Kryeministrja që ai kishte emëruar vetëm kohët e fundit, Elisabeth Borne, tha se situata ishte e paprecedentë. Ajo theksoi se Franca moderne nuk kishte parë kurrë një Asamble Kombëtare si kjo.

“Kjo situatë paraqet një rrezik për vendin tonë, duke pasur parasysh rreziqet me të cilat po përballemi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha ajo. “Ne do të punojmë që nga nesër për të ndërtuar një shumicë pune”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy