Balla efektivëve të policisë: Asnjë deputet nuk duhet të ndërhyjë në punën tuaj, emrat e tyre adresojini tek unë!

Balla efektivëve të policisë: Asnjë deputet nuk duhet të ndërhyjë në punën tuaj, emrat e tyre adresojini tek unë!

Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla në takimin e parë me drejtues të policisë, pasi mori detyrën e re, ka dhënë mesazhin se asnjë polic nuk duhet të pranojë ndërhyrje nga deputetët. Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë policët që duan të punojnë me ndershmëri, “ndërsa kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të punuar së bashku, për të shkuar përtej vetes do ta ketë të pamundure të qëndrojë në pozicionin që ka”, tha Balla. “Asnjë deputet nuk duhet dhe nuk duhet të ndërhyjë në punën tuaj. Kush do pranojë ndërhyrje nga deputetet për çdo aspekt në kryerjen e detyrës së vet nuk do paraqesë asnjë justifikim për të qëndruar në detyrë. Kur them këtë për deputetin, ndërnyja e dikujt tjetër nga sot është e papranueshme”, tha ministri i Brendshëm. Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla mes tjerash ka kërkuar arrestimin e vëllait dhe djalit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja për dhunën në Krujë. Ai theksoi se policia nuk mund të bëhet krah me të fortin dhe të godasin qytetarët. "Në takimin e parë që kam zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm dhe të Tiranës kërkesa ime e parë ishte arrestimi i vëllait dhe djalit të ish deputetit të fushë Krujës, i cili është miku dhe ish kolegu im Rrahman Rraja. Ai u vetëndëshkua moralisht por policia ende nuk ka bërë detyrën e saj për të ndëshkuar dy individët që kanë vendin para drejtësisë një orë e më parë. Ajo skenë në Fushë Krujë nuk duhet që të përsëritet më. Shkaqet e atij dështimi janë ende aty, sot kanë marrë detyrën drejtuesit e rinj. Qytetarët janë arsyeja se përse ekziston policia. Polica nuk mund të bëhet krah me të fortin dhe të dënojë të dobëtin. Në çdo komunitet, duhet të ketë polici të fortë,".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy