
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i vranët dhe me intervale afatshkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar, deri në orët e mesditës.
Pas orëve të mesditës reshjet e shiut gradualisht do të humbasin intensitet. Reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar në relievet malore veri-lindje-jug(lindje) mbi lartësitë 400-700metër, po ashtu stuhi dëbore në Alpe dhe relievet e larta malore.
Temperaturat parashikohen:
|
QYTETET |
Temperaturat në °C |
Sigla |
|
Shkodër |
2/6 |
Re shi,diell/ (borë në male) |
|
Kukës |
-6/-2 |
Re shi/borë |
|
Lezhë |
2/7 |
Re shi diell/ (borë në male) |
|
Dibër |
-6/-1 |
Re shi/borë |
|
Durrës |
4/8 |
Re shi diell |
|
Tiranë |
4/8 |
Re shi,diell/ (borë në male) |
|
Elbasan |
1/7 |
Re shi,diell/ (borë në male) |
|
Berat |
3/8 |
Re shi,diell/(borë në male) |
|
Vlorë |
4/9 |
Re shi,diell/(borë në male) |
|
Korçë |
-6/-2 |
Re shi/borë |
|
Gjirokastër |
2/6 |
Re shi,diell/(borë në male) |
|
Sarandë |
5/9 |
Re shi,diell/(borë në male) |



