Niccolo Branca shpjegon si e ruan sekretin e fërnetit prej gati dy shekujsh

Niccolo Branca shpjegon si e ruan sekretin e fërnetit prej gati dy shekujsh

A ju thotë gje emri Niccolo Branca? Nëse jo e nisim duke e përshkruar shkurtimisht si duket ai fizikisht. Ai mban syze, ka një mjekër gri të rregullt, është 65 vjeç dhe duket sikur sapo ka dalë nga një mbrëmje duke medituar. Ah mban byzylykë etnikë në kyçet e dorës.

Branca është një kont, sipërmarrës, shkrimtar dhe është CEO  i Branca International, ku ruhet receta e një prej likereve më të famshme në botë, receta e fërnetit.

Gjatë një interviste me "Corriere della sera", Niccolo Branca ka zbuluar disa sekrete interesante.

Si arrini ta mbani sekret recetën e Fernetit pas gati dy shekujsh?
Disa vite më parë iu përgjigja New York Times se për të mos e zbuluar, do të shkoja në Argjentinë në kohën e prodhimit.

Po tani?

Teknologjia na ndihmon, prania ime nuk është më e nevojshme. Askush nuk e di fazën e plotë të përpunimit. Ata që merren me barishtet dhe rrënjët, janë të përzgjedhur me kode sekrete nga kompjuteri, dhe nuk marrin pjesë në infuzione, ndërsa një ekip tjetër në mënyrë po aq sekrete kombinon përzierjet. Vetëm unë i di kodet.

Sa barishte dhe rrënjë përdoren për Fernet?

Janë 27. Nëntë prej tyre shtohen me një përzierje të mëtejshme. Ka dhe një qershi. 

A është sekreti çelësi i suksesit të pijeve tuaja?

Receta u përcillet brez pas brezi (jemi në të pestin) atyre që kanë përgjegjësi për kompaninë. Është një proces prodhimi i vështirë, që kërkon kohë dhe është i kushtueshëm. Në muzeun tonë ka 200 imitime të përfunduara keq.

Receta ju është besuar nga babai juaj?
Sidomos nga xhaxhai im.

Kur u bashkuat me kompaninë?

Në vitin 1999, isha një njeri i pjekur. Isha presidenti i parë i bankës Ifigest. 

A po kërkonit një rrugë të pavarur nga familja?

 Kam studiuar psikologji dhe kam ndjekur mastera të meditimit. Gjëja e parë që bëra në Branca ishte futja e një kodi etik. Ideja është që njerëzit brenda shoqërisë nuk shihen si mjete, por si qëllime. Më pas vendosëm rregulla të pajtueshmërisë mjedisore me furnizuesit bimor nga e gjithë bota. 

Çfarë ju tha xhaxhai kur ju dha çelësat e derës së fabrikës?
Xhaxhai im Giuseppe ka qenë gjithmonë pranë meje. Ashtu si babai im, Pierluigi.

Dhe çfarë menduat kur u futët përsëri në kompani?

Një ndjenjë mirënjohjeje për ata që kanë punuar këtu për 177 vjet, ju mund të thithni dashuri dhe pasion. E ndjeva detyrimin për të vazhduar mjeshtërinë. Ne shesim në 160 vende.

Cila është bari apo rrënja që nuk do ta hiqnit kurrë nga Fernet?

Shafrani, xhinxher, dhe të tjera.

A ka ndryshuar ndonjëherë receta?

Jo, por faktorë të tjerë, si klima, ndikojnë në karakteristikat e bimëve. Siç ndodh me rrushin për verë

A mund ta dalloni vërtet një Fernet nga dekada në dekadë?

E kuptoj se çfarë epoke është, edhe sepse përmbajtja e alkoolit ka ndryshuar me kalimin e viteve.

Cili ishte përdorimi më i çuditshëm i Fernetit?
E gjeta në një konsorcium bujqësor, e shitën për përgatitjen që u jepnin kuajve dhe lopëve për të pastruar stomakun.

A ishte Fernet një ilaç?

Deri në vitin 1950, përdorej edhe për sëmundjet e stomakut. Ka qenë gjyshi, me një ide brilante, që e ka nxjerrë nga kjo kategori. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy