
Kjo është punonjësja e pastrimit të rrugëve, e cila u përplas për vdekje në krye të detyrës. Pranvera Berisha, 46 vjeçe, u godit nga një mjet tip “Benz”, ngjyrë gri me portobagazh që është larguar nga vendngjarja.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 02:00 në bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë vendit që njihet si “Nësharaku”. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje policia dhe ambulanca e cila ka transportuar në spital 46-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra. Ndërkaq, një familje shqiptare i shpëtoi mrekullisht një aksidenti rrugor në Greqi.
Ngjarja ndodhi në Agios Konstantinos, në autostradën e vjetër Athinë-Lamia, ku automjeti me të cilin udhëtonte një familje me katër pjesëtarë u kthye përmbys në rrugë. Fatmirësisht të katër shqiptarët dolën nga makina vetëm me gërvishtje të lehta.



