Një krim në familje është shënuar ditën e sotme në Lezhë, ku djali ka vrarë nënën e tij.
Rreth orës 14:30, shtetasi Arsen Dani, 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gjylije Dani, 88 vjeçe. Shërbimet e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Asen Dani, dhe kanë sekuestruar mjetin prerës thikë, me të cilin është kryer vrasja. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.



