Jahaj: Prej 20 vitesh çmimi i kafes i pandryshuar, aktualisht rritja e pashmangshme (VIDEO)

Jahaj: Prej 20 vitesh çmimi i kafes i pandryshuar, aktualisht rritja e pashmangshme (VIDEO)

Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahaj në një lidhje slype për studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me çmimin e rritjes së kafesë për të cilën u shpreh se aktualisht kjo rritje është e pashmangshme.

Sipas tij në vendin tonë prej 20 vitesh nuk ka pasur rritje të kafesë, çka do të thotë se pavarësisht rritjes që ajo ka pësuar në bursa nuk është reflektuar tek konsumatori.

Duke iu përgjigjur Erion Braçes i cili e ka konsideruar këtë rritje çmimi si turp dhe thjesht zhvatje, Jahaj tha se kjo vendosje çmimesh është vendosje normale çmimesh dhe jo abuzim, por siç ai u shpreh është shumë e thjeshtë për të dhënë mend.

Kjo rritje nuk po kërkohet nga kriza, por si pasojë e rrjedhojë e rritjes së çmimeve që nga janari, është rritur plastika, uji i vogël pra rritja duhet të ishte që në janar. Ka të paktën 20 vjet që e njoh këtë treg dhe ka 20 vjet që çmimi i kafes në Shqipëri nuk ka lëvizur, çka do të thotë është rritur çdo vit por ne se kemi reflektuar kurrë tek konsumatori që në tetor jemi lajmëruar për një rritje të produktit lëndë e parë kafe dhe është rritur në masën 20-25 %.

Braçe vërtet thotë ato gjëra por më shumë për sensacion populist se sa për të thënë një të vërtetë. Sektori jonë është më i lehtë për tu atakuar dhe më i lehtë për të dhënë mëndë. E vërteta është se po i drejtoj një pyetje të hapur Erion Braçes më thuaj kur është rritja e fundit që i është bërë një filxhani kafeje në Shqipëri? Po të shohësh çmimet në bursë para 20 vjetësh do kuptoj që çmimi është elasticizuar nga vetë biznesi dhe distributori. Kushdo që shet një filxhan kafe me 50 lekë të siguroj se nuk fiton aspak, më e pakta duhet të jetë 70 lekë. Është rritur energjia etj etj prandaj them se nëse ai e shet 50 lek nuk të del llogaria. Është çmim i deformuar dhe ngaqë kemi pasur një deformim të tregut duhet të na vijë turp sepse kemi deformuar tregun. Këto çmime as ne dhe as konsumatorët nuk i përballojmë dot.

Për të bërë llogaritë e një biznesi është shumë e thjeshtë, por është bërë një deformim i tregut dhe për shkak të konkurrencës është katandisur ky treg në këtë pikë. Ky treg nuk po ngre çmimet në mënyrë abuzive, por duke u shtyrë rregullimi shumë në kohë nuk kemi më se çfarë të bëjmë. Kjo rritje do vijë gradualisht do nisë nga qendra dhe pastaj avash- avash për periferinë dhe pastaj nga bregdeti me sezonin e ri dhe janë të detyruar sepse nuk është abuzim. Nuk vijnë si pasojë e krizës së luftës, këto janë rritur që në 1 janar por janë mbajtur nga biznesi si shpirt nën dhëmbë por ka arritur një pikë që nuk mundemi më. Besoj se do jetë gjithandej rritja edhe tek ai lokali lagjes që e shet me 50 lek sepse nuk mundet. Kjo vendosje çmimesh është vendosje normale çmimesh jo abuzim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy