Eksperti i bujqësisë Eduard Sharka, protestën e blegtorëve të jugut e cilëson si të drejtë, edhe pse shpreh shqetësim që sot janë të paorganizuar.
Jam i trishtuar për faktin se në vitin 2018 kur agropërpunuesit dhe firmat kryesore të përpunimit të qumështit i thirrën në protestë, fermerët erdhën me mijëra.
Sot janë të paorganizuar dhe kërkesat nuk i kanë artikuluar siç duhet, ndërsa disa nga protestat e tyre janë të ligjshme.
Kosova e kishte 25 euro për të imëtat, e rriti, ndërsa blegtorët tanë marrin 12 mijë lekë të vjetra dhe duhet të bëjnë një sërë dokumentesh.
Kërkesat që bëjnë për mos ulje të çmimit të qumështit nga firmat, jemi në ekonomi tregu, çmimin e vendos raporti kërkesë-ofertë.
Ulja e çmimit nga firmat, e ul motivimin e fermerëve për të mbarështuar bagëtitë. Shkak është TVSH.
Është një gafë e madhe në ligjin për TVSH, që sot qumështi blihet me 0 TVSH dhe shitet me 20% TVSH.
Në rastin që blihet te fermerët dhe përpunohet dhe hidhet në treg, paguhet 20%.
Është faj i qeverisë, se dhe në cilësinë e konsumatorit paguajmë dy herë, kur përpunuesi e blen qumështin te fermerët dhe ne blejmë kos në market, ne paguajmë dy herë TVSH.
Qeveria jonë duhet të ndajë mendjen, do na duhet prodhimi ynë apo jo.
Këta blegtorë duhen dëgjuar, duhen dëgjuar kërkesat e tyre, ndryshe qeveria të thotë se ne nuk na intereson produkti vendas.
Në një lidhje për edicionin e lajmeve të MCN TV, deklaroi se ka filluar të funksionojë qumështi që vjen nga Serbia, pasi e marrim me çmim shumë më të ulët se në Serbi është eksport dhe janë të subvencionuara.
Këtu shkelet marrëveshja e CEFTA-s, në rast se produkti i një vendi importohet në një vend tjetër dhe është i subvencionuar në vendin e vetë, vendi importues ka të drejtën e markimit me tarifa shtesë për të mbrojtur produktin vendas.
Ne nuk e zbatojmë këtë pikë të marrëveshjes së CEFTA-s dhe kjo do sjellë shumë shpejt që në marketet tona do kemi vetëm produkte bulmeti të përpunuara nga qumësht importi dhe qumësht pluhur.
100% industria jonë përpunuese do funksionojë me lëndë të parë importi.
Këtë duhet të thotë qeveria, që ekonomisë tonë kombëtare nuk i intereson të subvencionojë fermat e vogla, por të marrë produktet e importit.
Një turizëm pa produkte vendas nuk do bënte sens dhe do humbte një pjesë të mirë të kësaj ekonomia.
Qeveria të dalë me qëndrim dhe të thotë se na leverdis më mirë të funksionojmë me produkte importi.
Situata fatkeqësisht vijon të përkeqësohet.
Ne i kemi dëgjuar deklaratat e blegtorët në protestë, ne do i hapim gardhet e stanit, le ti hajë ujku.
Ndërsa për largimin e fuqisë punëtore, shtoi se mund të gjenden me gishtat e dorës, të rinjtë shqiptarë që punojnë në bujqësi.
Fermerët shqiptarë po braktisin investimet, ishin në emigracion, erdhën në Myzeqe dhe bënë ferma dhe tani po i braktisin sërish investimet e tyre.
Mjafton tu krijonim mundësi që të vinin në Shqipëri dhe do të plotësonin kërkesat e tregut vendas dhe do kishim mundësi për eksport.



