‘Presidenti’, Vangjeli: Alibeaj- Berisha bojkotuan, nuk kontrollonin dot deputetët e tyre për të votuar kundër

‘Presidenti’, Vangjeli: Alibeaj- Berisha bojkotuan, nuk kontrollonin dot deputetët e tyre për të votuar kundër

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se zgjedhja e Presidentit u bojkotua nga opozita si ajo pjesë e Alibejat dhe Doktorit sepse këta nuk arrinin dot të kontrollonin deputetët e tyre për të votuar kundër kandidaturës së Begaj.

Sipas Vangjelit, Alibeaj u kujdes vetëm për alibinë e tij, për ta shfrytëzuar procesin për tu faktorizuar vetë në opozitë.

Politika është streha e mëkatarëve të shumtë në Tiranë, por tu besosh të majtëve çfarë thonë për të djathtët dhe anasjelltas është për të ikur nga sytë këmbët. Sistemi u delegon atyre të drejtën për zgjedhjen e presidentit. Ky është ngërçi i vërtetë dhe pjesa tjetër është një histori që ka ndodhur dje dhe do të ndodhë dhe në të ardhmen nëse jemi në të njëjtën situatë. Kishte shanse të kishte 88 vota, kjo varet nga njeriu. Por bojkoti i Alibeaj dhe ai i minutës së fundit i Doktorit erdhi se ata nuk kontrollonin dot të gjitha votat e deputetëve të tyre që nuk gjenin asnjë arsye për të votuar kundër kësaj kandidature. Ndodh që edhe një mëkatar si Edi Rama të bëj zgjedhje të drejta. Kësaj Doktori u shmang me Alibeaj sepse nuk kontrollonin dot deputetët e tyre që të votonin kundër. Zgjodhën të rrinë jashtë derës së parlamentit për këtë arsye.

Më tej ai deklaroi se Amerika e donte këtë president, sepse në SHBA pjesë e rëndësishme janë forcat e armatosura të cilët i marrin seriozisht këto gjera.

Alibeaj u kujdes vetëm për alibinë e tij. Për ta shfrytëzuar procesin për tu faktorizuar vetë në opozitë sepse zgjedhja e presidentit nuk ishte kërkesa e tij, por rizgjedhja e tij si deputet se erdhi koha e doktorit. Ndërsa doktori si gjithmonë gjuan me gurë derën e tij. Situata e opozitës është kashtë me kashtë. Asgjë nuk e pengonte opozitën të gjente kohezionin mes vetesh dhe të propozonte emra kandidatësh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy