
Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në MCN Live se që PD të krijojë frymë për të synuar ardhjen në pushtet, duhet të hapet ndaj elektoratit gri.
Kalemaj i konsideroi si shqetësuese deklaratat e disa deputetëve, duke theksuar se brenda grupit parlamentar të PD ka 3 grupe të ndryshme.
Sot që ne flasim pavarësisht statutit, realisht grupi parlamentar është organizmi më legjitim i PD-së sepse është zgjedhur nga anëtarësia, kësisoj ka një peshë dhe rol specifik. Shoh sinjale shqetësuese. Pashë deklaratën e Dash Sulajt që Basha as skuqej as zverdhej, 5 orë mbajti shënime, dhe ia dorëzoi Berishës. Ka shumë deputetë aty si Sula dhe Xhaferraj kanë shprehur një hezitim për ta pranuar Berishën. Kemi një PD të përçarë në 3 grupe në grupin e saj parlamentar. Më çuditi fakti që tha blloku që mbajti Basha iu dorëzua Berishës. Ajo që dua të them se si duhet të bashkohen, janë mekanizmat institucional. Berisha me nuhatjen e tij politikë pa që kishte pakënaqësi në anëtarësi. Që PD të krijojë frymë duhet të hapet ndaj votës gri. Sepse Shtëpia e Lirisë sot ka 400-450 mijë vota. Në rastin më të mirë shkon 650 mijë, a vlen që të përmbysë Ramën me 750-800 mijë vota”.
Duke u ndalur te koalicioni PD-LSI, Kalemaj shprehet:
Për hir të së vërtetës LSI ka qenë thelbësore në fitoret e PD-së. Pavarësisht se në bazë jo të gjithë e gëlltisnin koalicionin, PD ka qeverisur në baza luajale me LSI-në e Metës. Ka një histori bashkëpunimi dhe në fakt kjo i ka dhënë edhe mandatin Bashës.



