Një gjykatës federal në New York ka zbuluar se ish-avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani, nuk ka zbatuar udhrat për të dorëzuar informacione mbi pasurinë e një çifti ish-punonjësish, Ruby Freeman dhe Wandrea "Shaye" Moss, në zgjedhjet në Xhorxhia.
Gjykatësi i qarkut të New York, Lewis Liman, bëri konstatimin e neglizhencës pasi Giuliani u vonua dy ditë për t'iu përgjigjur pyetjeve se pse ai nuk kishte dorëzuar informacionin mbi asetet të urdhëruar nga gjykata për të ndihmuar në përmbushjen e gjykimit të shpifjes prej 146 milionë dollarësh të Ruby Freeman dhe Wandrea "Shaye" Moss kundër tij.
Gjykatësi tha se "Giuliani ka tentuar të humbasë kohë duke vonuar gjithçka," dhe se ky proces nuk mund të kthehet në një lojë me "topa të fshehur". Ai premtoi se do të vendosë për ndëshkimet ndaj Giulianit më vonë.
Giuliani dëshmoi përmes videocall nga shtëpia e tij në Florida, duke i thënë avokatit se ishte përpjekur të respektonte urdhrat e gjykatës, por e fajësoi avokatin e tij të mëparshëm për dështimet që ka pasur. Ai gjithashtu tha se është e vështirë të menaxhojë kaq shumë raste gjyqësore, duke përfshirë dy raste penale dhe dy të tjera për shpifje lidhur me përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.
Ai shtoi se ndonjëherë është e pamundur të përballojë kërkesa të tilla të shumta, kur ato përkojnë të gjitha në të njëjtën ditë. Gjithashtu, Giuliani tha se kishte gjetur disa dokumente që Freeman dhe Moss po prisnin, si kontratën për apartamentin e tij në Manhatan dhe titullin e Mercedes-Benz-it të tij, por këto dokumente përfshijnë emrin e ish-gruas së tij dhe duhen korrigjuar para se të mund të përdoren nga avokatët e Freeman dhe Moss.
Freeman dhe Moss kërkuan që gjykatësi të shpallte Giulianin në përbuzje civile dhe të kërkonte dorëzimin e disa pasurive të tjera, përfshirë një fanellë të nënshkruar nga lojtari i bejzbollit legjendar Joe DiMaggio, për të paguar dëmshpërblimin prej 146 milionë dollarësh që ata kërkuan.
Ata kishin fituar këtë shumë pas një padie për shpifje ndaj Giulianit, që kishte përhapur gënjeshtra për humbjen e zgjedhjeve të Trump në vitin 2020, duke i shtuar kërcënime raciste dhe dhunshme ndaj tyre.
Avokatët e tyre kërkuan që gjykatësi të aplikonte"sanksione të përkatshme" për të detyruar Giulianin të dorëzonte pasuritë dhe informacionet që kërkoheshin.
Giuliani tha se fanella e DiMaggios ishte "e humbur" dhe mohoi se kishte fshehur një fotografi të nënshkruar të Reggie Jackson, një tjetër yll të bejzbollit, që ishte listuar si pasuri në një dokument falimentimi.
Në dëshminë e tij, avokatët e Freeman dhe Moss argumentuan se Giuliani ka treguar një "model të qëndrueshëm të mosrespektimit të urdhrave të gjykatës", duke cituar dështimin e tij për të dorëzuar kontratën për apartamentin e tij në Manhatan dhe titullin e Mercedes-Benz-it, që dikur kishte qenë në pronësi të aktorës së famshme Lauren Bacall.
Një proces tjetër do të mbahet më 16 janar për të vendosur nëse apartamenti i Giulianit në Florida dhe unazat e tij të Yankees i përkasin atij, ose nëse ai i ka dhuruar ato djalit të tij.
Giuliani po përballet gjithashtu me një tjetër proces për shpifje në Uashington, D.C., këtë javë, pasi ka vazhduar të shpifë ndaj Freeman dhe Moss në shfaqjen e tij të drejtpërdrejtë "America's Mayor Live", duke shkelur një marrëveshje që i ishte dhënë nga gjykata.



