
Pavarësisht se je e njohur apo jo, ke pushtet ekonomik apo jo, vështirësia që kanë vajzat dhe gratë për të denoncuar abuzimet që u bëhet nga partneri apo bashkëshorti, është një nga problemet më të mëdha të shoqërisë.
Ish-e fejuara e këngëtarit të njohur Marilyn Manson tregoi për herë të parë pas rreth tre vitesh pasi denoncoi abuzimin që i është bërë, se autori ishte në të vërtetë ai.
Evan Rachel Wood tregoi në Kongres në shkurt të 2018-s historinë e saj të abuzimit, por nuk përmendi emrin e abuzuesit. Deri më dje kur ajo shkroi në rrjetet sociale se Marilyn Manson abuzoi me të për vite me radhë.
Marrëdhënia e Evan dhe Marilyn u bë publike në janar të 2007-s, kur ajo ishte 19 vjeçe. Ata u fejuan në janar të 2010-s, por më pas i dhanë fund lidhjes shtatë muaj më vonë.
Aktorja postoi një deklaratë ku shkroi:
“Emri i abuzuesit tim është Brian Warner, i njohur gjithashtu në botë si Marilyn Manson. Ai filloi të më kërkonte takim kur isha adoleshent dhe më abuzoi tmerrësisht për vite me radhë. Më bëri lavazh truri dhe u manipulova për nënshtrim. Po i jap fund jetës me frikën e hakmarrjes, shpifjes ose shantazhit. Jam këtu për të zbuluar këtë njeri të rrezikshëm dhe për t’i paralajmëruar industritë e shumta që i kanë dhënë mundësi atij, para se të shkatërrojë më shumë jetë. Qëndroj me shumë viktima që nuk do të heshtin më", shkroi ajo.
Gjatë deklaratës së 2018-s, aktorja tashmë 33-vjeçare tha:
"Përvoja ime me dhunën ishte kjo, abuzimi mendor, fizik dhe seksual, i cili filloi ngadaltë por u përshkallëzua me kalimin e kohës, duke përfshirë kërcënime ndaj jetës dhe lavazh truri, duke u zgjuar me njeriun që pretendonte se më donte, duke përdhunuar atë që besonte të ishte trupi im pa ndjenja. Pjesa më e keqe ritualet e lidhjes së duarve dhe këmbëve për t'u torturuar mendërisht dhe fizikisht, derisa abuzuesi im të ndjente se kisha provuar dashurinë time për të. Në këtë moment, ndërsa isha e lidhur dhe e dhunuar, ndërsa më thoshte gjëra të papërshkrueshme, me të vërtetë ndjeva se mund të vdisja, jo vetëm sepse abuzuesi im më tha: ‘Mund të të vrisja tani', por sepse në atë moment u ndjeva sikur u largova nga trupi im, dhe isha shumë e frikësuar për të vrapuar”.
Vetëm disa muaj më parë, përfaqësuesi i Manson u shpreh kundër thashethemeve se ai ishte abuzuesi i aktores Evan.
Por vetëm disa orë pas deklaratës së ish-të fejuarës së tij, Manson reagoi përmes rrjeteve sociale duke mohuar ngjarjen.
“Mesa duket arti dhe jeta ime kanë qenë prej kohësh magnet për polemikë, por këto pretendime të fundit rreth meje janë shtrembërime të tmerrshme të realitetit. Marrëdhëniet e mia intime kanë qenë gjithnjë konsensuale me partnerë që kanë qenë në një mendje. Pavarësisht se si - dhe pse - të tjerët tani po zgjedhin të keqinterpretojnë të kaluarën, kjo është e vërteta", tha ai.
Në këtë mënyrë këngëtari nuk hodhi poshtë që mund të kenë pasur marrëdhënie seksuale mazokiste, por sipas tij kjo është bërë me dëshirën e të dy partnerëve.
Pasi postoi historinë e saj, Evan gjithashtu ripostoi histori nga gratë e tjera që kanë thënë se janë abuzuar nga Manson.
Burimi Just Jared



