
Gazetari Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, tha se Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh për personin Belinda Balluku, por për parimin, duke vendosur një standard mbi ndarjen e pushteteve.
Sipas tij, GJK thjesht ka pezulluar pezullimin e zv/kryeministres, ndërsa çështja në themel do të shqyrtohet më 22 janar. Dyrnjaja theksoi se debati real lidhet me të drejtën e një strukture të posaçme për të pezulluar një anëtar të Këshillit të Ministrave.
“Gjykata Kushtetuese nuk foli për Ballukun por për parimin. Të mos ngatërrojmë çështjen me personin.
Mendoj se GJK është shprehur mbi parimin dhe ka vendosur një standard në lidhje me shqetësimin e kryeministrit për ndërhyrjen e një pushteti në një pushtet tjetër.
Thënë kjo, çështja e 22 Janarit, që do të shqyrtohet në themel, është diçka krejt tjetër.
GJK thjesht ka pezulluar pezullimin e zv kryeministres. Në themel do të shqyrtohet në 22 Janar.
A ka të drejtë një strukturë e posaçme të pezullojë një anëtar të Këshillit të Ministrave?
U fol për parimin dhe jo për personin. U vendos një standarde"



