Soko: Qeveria hap shtigje për të pastruar paratë, lojërat e fatit përdoren për të fituar dhe jo për ti pastruar (VIDEO)

Soko: Qeveria hap shtigje për të pastruar paratë, lojërat e fatit përdoren për të fituar dhe jo për ti pastruar (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko në ‘MCN Informacion’ teksa ka komentuar mënyrën se si pastrohen paratë në vendin tonë, fillimisht sqaroi se ky proces ka të bëjë me faktin se çdo para e jashtëligjshme duhet të futet në sistemin bankar.

Ai tha se qeveria hap shtigje për zhvillimin e parave të pista dhe se nuk e kontrollon gjithë zinxhirin e këtyre bizneseve me dashje.

Sipas tij mjafton 100 mijë lekë të vjetra dhe ti mund të hapësh një kompani ndërtimi, ndërsa sa i përket lojërave të fatit ato më shumë shërbejnë për të fituar para dhe jo për ti pastruar.

Ideja e pastrimit të parave janë para të pista jashtë sistemit bankar të legjitimiteti financiar dhe duhet të kalojnë brenda sistemit. Ideja është që nëse ne do donim të pastronim një tufë parash të pista që mund të jenë cash ose asete, pasuri, bitcoin gjithashtu të gjitha këto vlera jashtë sistemit që s’kanë pasur një burim financiar të ligjshëm duhet të kalojnë në sistem dhe një mënyrë tradicionale është ti fusësh në bankë.

Forma që është shpërndarë është nëpërmjet industrisë së ndërtimeve real state të gjitha këto kanë parë një gropë aty, jo te ligji më tepër sesa te organi që zbaton ligjin. Dhe si funksionon kjo, blejnë apartamente, vjen qeveria i jep një mënyrë legalizimi dhe organet ligjzbatuese hapin shtigje që ti të kalosh aty dhe ti kthesh nga para të pista dhe ti pastrosh, pastaj ka dhe lloje të tjera investimesh.

Kudo del shteti se ai është polici që duhet të kontrollojë. Ndërsa bashkia ka rolin e vetë te leja e ndërtimit. Askush nuk vjen të ndërtojë bilancet e investimit tënd 2 mln euro për shembull. Pra futemi aty që këta e bëjnë me clering, por në fakt këtë e përdorin për të pastruar para se njeri me clering nuk të jep, pra cash diku do paguhet por askush nuk e kontrollon të gjithë zinxhirin.

Po ti shohësh bilancet e kompanive do shohësh se zëri furnitorit është i fryrë pa fund, në shtet deklarohet sikur nuk e kam paguar produktin e blerë dhe pse unë e kam paguar se ndryshe ti s’ma kishe shitur mua. Pra ekonomia nuk po shpërthen këtu por cash po shpërthen. Ndërsa s ai përket lojërave të fatit ato më shumë përdoren për të fituar para dhe jo për ti pastruar ato.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy