MCN Live zbulon ekskluzivisht dokumentin e vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik që anulon tenderin e muajit qershor për dezinfektimin e qarkut Durrës dhe plazhet e kësaj bashkie.
Gazetari Arsen Rusta i cili ka siguruar dhe dokumentin thotë se SPAK ka nisur një hetim intensiv për procesin e dezinfektimit si procesi i mushkonjave që për bregdetin ranor, Shëngjinit, Velipojës, Divjakës dhe Durrësit i cili duhet të ishtëe kryer me kohë, edhe para nisjes së sezonit veror, teksa tashmë ndodhemi në fund të tij.
Ai tha se tenderi i parë i bërë nga Instituti i Shëndetit Publik u anulua për shkak të një hetimi të nisur nga SPAK ku dhe drejtuesja e ISHP, Silvo Bino dha shpjegime, por për mediat refuzoi të japë përgjigjet.
Burimet sqaruan se është një hetim i SPAK për tenderin e dezinfektimit për shkak të parregullsive të dyshuara që mund të kishte në të.
MCN Live ka siguruar një dokument, prokurim publik për dezinfektimin e zonës bregdetare, zonës urbane dhe plazhet e Durrësit, i cili është anuluar nga Komisioni i Prokurimit Publik për shkak të ankesave të kompanive private.
Në pikën 4 të tij thuhet se ISHP duhet ta anulojë tenderin menjëherë apo prokurimin e kryer pasi ka parregullsi dhe do duhet ta bëjë tenderin nga e para.
Bëhet fjalë për një tender të muajit qershor 2023 dhe tani jemi në shtator 2023, vendimi është marrë pak ditë më parë.
Pushuesit kanë vuajtur pasojat për shkak se insitucionet publike dhe personat që paguhen për të mirëmenaxhuar paratë dhe fondet e buxhetit të shtetit, kanë neglizhuar apo krijuar parregullsi çka kanë detyruar SPAK të nisë një hetim po ashtu dhe Komisioni i Prokurimit Publik të anulojë këtë tender me një vlerë të konsiderueshme.
Është vendim administrativ që ka shqyrtuar një ankesë të kompanive të skualifikuara nga gara. Fondi limit është një prej gjetjeve të këtij komisioni çka ka detyruar të anulojë prokurimin publik.
Nga ana tjetër janë kushtet teknike që do të duhen plotësuar dhe kriteret e vendosura nga ISHP që sipas komisionit janë kritere përjashtuese të cilat favorizojnë një kompani, kompaninë e përzgjedhur, e cila e ka humbur këtë të drejtë, pasi ky tender është anuluar.
Insektet i kanë detyruar pushuesit të blejnë materiale apo kremra antipickim.
Institucioni përgjegjës ose autoriteti kontraktues është ISHP për të cilin vendimi administrativ e detyron të anulojë këtë procedurë prokurimi, të njoftojë komisionin brenda 5 ditëve dhe të rihapë një proces të ri brenda kuadrit ligjor.



