
Fredi Beleri ka dalë sot nga qelia e burgut. MCN TV mëson se atij i është dhënë 6 orë leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të gjyshes së tij.
Beleri ka lënë burgun e Fierit ku ndodhej dhe i shoqëruar nga efektivë policie do të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore.
Megjithatë Fredi Beleri nuk ka të drejtë ta shfrytëzojë këtë leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.
Kujtojmë që gjykata ka rrëzuar kërkesat e Belerit për t'u lejuar që të betohet si kryebashkiak i Himarës, apo që t'i zëvendësohet masa e sigurisë.
Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe akuzohet për "korrupsion zgjedhor".



