
Drejtuesja e seancës së sotme të Kuvendit, Ermonela Felaj, ka përjashtuar nga seanca e kësaj të enjteje deputetin e PD, Edmond Spaho.
Ky i fundit prishi qetësinë në sallën e Kuvendit, duke i rënë në mënyrë të vazhdueshme bilbilit.
“Zoti Spaho nuk më latë asnjë mundësi për të bërë një tolerancë, detyrohem t’i drejtohem Sekretariatit të Etikës që pasi të dilni nga salla se jeni i perjashtuar, t’u japë masën e përjashtimit për 10 ditë nga seanca”, tha Felaj.



