Në përfundim të mbledhje së grupit parlamentar socialist, kreu i grupit Taulant Balla njoftoi datën se kur pritet të bëhet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Balla deklaroi se do të propozonte datën 10 maj, për mbajtjen e raundit të parë të votimit për Presidentin e ri.
Kjo shtyrje nga 4 maji, me 6 ditë i shërben të gjitha grupeve parlamentare për të qartësuar brenda vetes procesin e këtyre bisedimeve dhe negociatat mes grupeve parlamentare.
Kushtetuta ka përcaktuar qartë nevojën e një dialogu përgjatë tre raundeve të para. Mirë do të ishte të kishim të gjitha grupet parlamentare që të merrnin kohën e nevojshme për të dialoguar.
Ai shtoi se Partia Socialiste do të negociojë me grupet parlamentare për të zgjedhur një President të gjithëpranuar.
Sali Berisha nuk ekziston as si grup parlamentar, është një deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk është grup parlamentar, nuk njoh grup parlamentar me emrin Sali Berishën.
Me Berishën as nuk ka dhe as nuk do të ketë ndonjëherë negociata për asgjë. Sali Berisha për ne nuk ekziston.



