Celibashi: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, për Tiranën nuk votohet më 9 nëntor

Celibashi: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, për Tiranën nuk votohet më 9 nëntor

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ndan detaje lidhur me zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit dhe shpjegon se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, votimi do të jetë i pamundur në bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai thotë se në zgjedhjet lokale diaspora nuk do të ketë të drejtë vote.

Zgjedhjet për kryetar të bashkisë Tiranë në 9 nëntor, në situatën aktuale juridike por edhe praktike nuk mund të zhvillohen, nëse do jetë rasti për kryetarin e bashkisë Tiranë, varësisht nga ajo që do vendosë Gjykata Kushtetuese nuk mund të bëhen në datë 9, por do bëhen në një datë tjetër. 

Gjithçka lidhet me pamundësinë ligjore për të zhvilluar këtë proces se janë një sërë aspektesh të procesit zgjedhor, administrues të zgjedhjeve, regjistrimi i subjekteve zgjedhore, kandidatëve, miratimi i listës së zgjedhësve, për të mos folur dhe për aspektin logjistik.

 Kjo është situatë e paparë më parë, kush duhet të jetë roli i gjithë institucioneve në rast një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese.

 Duhet të presim vendimin e gjykatës, duhet të prezumojmë se do ketë qartësinë për çfarë do ndodhë më pas dhe institucionet do të shohin ka diçka për të bërë apo jo. 

I pyetur nëse diaspora do të votojë në këto zgjedhje Celibashi shpjegon se Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk e parashikon ushtrimin e të drejtës së votës për votuesit jashtë Shqipërisë në zgjedhjet vendore dhe shton se është një standard edhe në vendet e tjera. 

Listën finale të zgjedhësve nuk e kemi akoma për pak ditë del lista dhe do kemi numrin përfundimtar të zgjedhësve. Janë mbi 300 mijë votues. 

Gjykuar nga lloji i zgjedhjeve dhe angazhimi që këto zgjedhje kërkojnë, besoj se do e kemi rezultatin e zgjedhjeve për kryetar bashkie, brenda datës 10 nëntor. 

Procedura ligjore është ajo që është, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit është manual, por do të eksperimentojmë përdorimin e inteligjencës artificiale, për numërimin e fletëve të votimit si eksperiment dhe nuk do të ketë asnjë domethënie në rezultat, por do të shohim se si një aplikacion do të numërojë fletët e votimit në të ardhmen. 

Kostoja e një vote shkon te 11 euro për votë, se nuk kemi votime nga jashtë për këto zgjedhje. Për votimin elektronik nuk është problem kostoje, mungesa e besimit të plotë të një pjese të votimit në këtë proces, ka bërë që të mos e aplikojmë votimin elektronik në shkallë të gjerë. 

Zgjedhjet e fundit kanë bindur edhe disa skeptikë, se në kuptim të integritetit që ka kjo mënyrë votimi, do ia vlente ta zgjeronim. 

Ndërsa në raportin e vitit 2024, flitet për shumë parti që nuk auditohen, sepse nuk gjendet jo vetëm adresa, por as ndonjë përfaqësues i tyre, Celibashi thotë se ata që marrin paratë gjenden, pasi numri i subjekteve që përfitojnë financim nga shteti është relativisht i vogël dhe janë parti funksionale. 

Diskutimi është për partitë e tjera. Për një numër të madh partish politike nuk kemi mundësi të komunikojmë me ta, nuk e dimë ekzistojnë apo j realisht. Lëshojnë deklarata, janë prezent më media dhe nuk iu përgjigjen detyrimeve për financimin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy