Presidenti Donald Trump tha se Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kundërterrorizmit në SHBA ka bërë mirë që është larguar pasi ai ka qenë gjithmonë shumë i dobët në detyrën e tij dhe se bindja e tij është shtuar pasi lexoi që Joe Kent mendonte se Iran nuk përbën një kërcënim.
E lexova deklaratën e tij. Gjithmonë kam menduar se ishte një djalë i mirë, por gjithmonë kam menduar se ishte i dobët në siguri, shumë i dobët në siguri.
Nuk e njihja mire, por kur lexova deklaratën e tij, kuptova se është mirë që është larguar, sepse tha se Irani nuk përbënte kërcënim.
Irani ishte një kërcënim, çdo vend e kuptoi se çfarë kërcënimi ishte Irani.
Po ashtu Trump Trump i është përgjigjur një pyetjeje në lidhje me ndihmën e aleatëve të Amerikës për shoqërimin e cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.
"Nuk kemi nevojë për ta, por duhet të kishin qenë aty", tha Trump teksa shtoi se po bëjnë një gabim.



