Kikia: Për Shqipërinë ikja është në përmasat e një fatkeqësie kombëtare, jemi të keqqeverisur vazhdimisht

Kikia: Për Shqipërinë ikja është në përmasat e një fatkeqësie kombëtare, jemi të keqqeverisur vazhdimisht

Gazetari Mentor Kikia është i mendimit se Shqipëria nuk është më në kushtet e vitit 1990, kur iket për bukën e gojës, por se tashmë po largohet për standard jetese.

Nga studio e emisionit “Arnautistan” në MCN Tv, Kikia deklaroi se njerëzit që ikin nga Shqipëria, janë shtresë e mesme dhe teknicienë, mjekët, infermierët, hidraulikët, elektriçistët, të cilët synojnë Gjermaninë.

Nga ana tjetër shtoi se drejt Britanisë së Madhe po ikin të rinj adoleshentë që sapo kanë mbaruar maturën dhe nuk kanë durim për shkollim, por se ikin për pasurim të shpejtë.

Nuk po them se kush ikën në Britani përfshihet në botën e krimit, por i tërheq pasurimi i shpejtë. Ndërsa kategoria tjetër ikin për një punë më të mirë dhe standard jetese më të mirë.

Ikja përtej çfarë thonë, për Shqipërinë ikja është në përmasat e një fatkeqësie kombëtare se është një vend me popullsi shumë të vogël.

Një vend me popullsi kaq të vogël është i destinuar që të jetë i varfër se është në pamundësi për të ushqyer tregun. Largimi është padyshim dramatik dhe traumatik për shoqërinë.

Në fillimet e veta, emigrimi ishte shpëtimtar. Nëse nuk do kishin ikur pas komunizmit, këtu do kishim pasur njerëz duke vdekur rrugës për ushqim.

Shqipëria është vend i begatë, por vazhdimisht i keqqeverisur. Gabimi i madh i shqiptarëve është që kanë zgjedhur ikjen. Ka një shprehje, nga toka e keqe ik, por nga njeriu i keq mos ik, por përballu.

Politika është shndërruar në një lloj neverie. Ka neveritur ekranet dhe njerëzit kanë zgjedhur që këtë lloj mllefi ta shfryjnë jo duke dalë në rrugë, por të kthejnë kurrizin dhe të ikin.

Kjo ka ndodhur se në mënyrë sistematike shqiptarët kanë tentuar të protestojnë, por nuk ia kanë dalë. Kanë votuar, por nuk ua kanë marrë parasysh votën.

Në Shqipëri vazhdoj të akuzoj klasën politike, se Shqipëria është i vetmi vend pa sindikata. Sepse që në fillimet e veta, sindikatat u politizuan shpejt e shpejt nga dy grupimet politike.

Qeveritë i lanë këto krerë të sindikatave të politizohen dhe gradualisht këto krerë të sindikatash që vazhdojnë në krye të tyre njëlloj si politikanët në 30 vjet, u shndërruan në bajraktarë dhe sot sindikatat janë vetëm ato që kanë punonjës në institucione publike, në arsim dhe shëndetësi.

Krerët e këtyre sindikatave i cakton ministria dhe çfarë sindikalzimi mund të jetë ky. Te protesta kundër armëve kimike, kishte një lloj adrenaline që u ndez, dhe aty qeveria e kuptoi se kishte popullin përballë.

E njëjta gjë ndodhi dhe me numrin e studentëve. Kur Rama kuptoi se numri po shtohej në mënyrë të pakontrolluar, aty filloi të trembej dhe të lëshojë pe. Aty filloi të pranojë gabime dhe të bëjë premtime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy