Siri, zonja e parë Asma al-Assad është me leuçemi

Siri, zonja e parë Asma al-Assad është me leuçemi

Asma al-Assad, gruaja e presidentit sirian Bashar al-Assad, vuan nga leuçemia. Një lajm i tillë është komunikuar nga presidenca siriane.

“Pas shfaqjes së simptomave të shumta dhe pas disa analizave klinike, është konstatuar se zonja e parë vuan nga leucemia”, thuhet në një shënim të presidencës siriane.

Nga Damasku saktësohet se Asma al-Assad po ndjek një “protokoll trajtimi specialistik, i cili kërkon izolim, distancim shoqëror dhe largim nga jeta publike”.

Vetëm pesë vjet më parë, gruaja 48-vjeçare e liderit sirian njoftoi se kishte mundur kancerin e gjirit, një vit pas diagnozës së saj.

Që kur Siria u përfshi në luftë në vitin 2011, ish-bankierja e investimeve me origjinë britanike ka marrë rolin publik të udhëheqjes së projekteve të bamirësisë dhe takimit me familjet e ushtarëve të vrarë.

Ajo drejton Siria Trust for Development, një OJQ e madhe që vepron si një organizatë ombrellë për shumë prej operacioneve të ndihmës dhe zhvillimit në Siri.

Vitin e kaluar, ajo shoqëroi bashkëshortin e saj, Presidentin Bashar al-Assad, në një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, udhëtimi i saj i parë zyrtar i njohur jashtë vendit me të që nga viti 2011.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy