Prokuroria jep pretencën, kërkon 12 vite burg për ish-ministrin Tahiri (VIDEO)

Prokuroria jep pretencën, kërkon 12 vite burg për ish-ministrin Tahiri (VIDEO)

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mësohet se pretenca është komunikuar pak minuta më parë, ndërsa ende vijon seanca brenda ambienteve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka pranuar ndërkohë kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish-ministrit të Tahiri.

Duke marrë parasysh faktin se Tahiri ka kërkuar gjykimin e shkurtuar dhe kjo është pranuar, ai përfiton ulje me 1/3 e dënimit, duke bërë që Prokuroria do të kërkojë 8 vite burg.

Tahiri akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

 Akuzat për trafik droge/ Sot Prokuroria jep pretencën për ish-ministrin Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të marrë pjesë në seancën e radhës të gjyqit të tij. Tahiri shoqërohej nga avokati i tij Maks Haxhia.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për gjykim të shkurtuar.

Më gjykim të shkurtuar do të shqyrtohet edhe çështja e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çelës i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti. Ndërsa për dy ish-oficerët Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, gjykata ka vendosur që të ndajë çështjen.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy