Më shumë se 3500 shqiptarë kanë zgjedhur që të braktisin punën në zyrë dhe të punojnë për kompani të huaja online kryesisht në fusha si “Design-I”, “programimi” ose IT. Sipas tyre, kjo zhvendosje në treg vjen për shkak të pagesave më të kënaqshme si dhe kushteve më të mira të punës sesa në kompanitë vendase.




