Nis përplasje luftarake në kufi, Azerbajxhani dhe Armernia raportojnë të vrarë civilë dhe ushtarakë

Nis përplasje luftarake në kufi, Azerbajxhani dhe Armernia raportojnë të vrarë civilë dhe ushtarakë

Luftime të ashpra kanë shpërthyer mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e kontestuar të Nago-Korabak, për të cilin deri më tani janë raportuar për civil të vrarë dhe ushtarakë.

Teksa akuzonte Azerbajxhanin për sulme ajrore dhe tokësore me artileri të rëndë Armenia rrëzoi disa helikopterë dhe shkatërroi tankë, ndërsa njëkohësisht shpalli edhe gjendjen e luftës. Si rrjedhojë Azerbajxhani tha se kishte filluar një ofensive ushtarake ndaj bombardimeve, shkruan BBC.

Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë.

Të dy shtet në fjalë, u ndanë pas rënies së Bashkimit Sovietik, i cili u përpoq të shtypte dallimet etnike dhe fetare.Mes përplasjeve, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se ishte i sigurt për të rimarrë kontrollin e rajonit të shkëputur. Sakaq edhe Azerbajxhani shpalli gjendjen e luftës në disa rajone.

Konflikti në Malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tre dekada, me luftime periodike. Përleshjet kufitare që ndodhën në korrik lanë të vrarë të paktën 16 njerëz, duke sjellë protestën më të madhe të parë ndonjëherë në Baku të Azerbajxhanit, ku kishte thirrje për rimarrjen e rajonit.

Të Dielën, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan premtoi mbështetje për Azerbajxhanin gjatë krizës së re ndërsa Rusia, e parë tradicionalisht si një aleate e Armenisë, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime për të stabilizuar situatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy