Scholz telefonon Zelenskyn: Nuk do ta njohim kurrë referendumin farsë

Scholz telefonon Zelenskyn: Nuk do ta njohim kurrë referendumin farsë

Kancelari gjerman Olaf Scholz e bëri të qartë në një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se Gjermania nuk do ta njohë kurrë atë që ai e quajti një referendum "farsë" që u zhvillua në territoret jugore të Ukrainës të pushtuara nga forcat ruse. 

Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë së Berlinit në një deklaratë. 

Scholz më pas shtoi se mbështetja financiare, humanitare dhe politike për Ukrainën do të mbetet e pandryshuar. 

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, duke përfshirë furnizimin me armë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy