
Eksperti i punësimit Erion Muça tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se nevojitet që të ndërtohet një mekanizëm që do sinkronizojë kërkesat për punë nga vendet e huaja dhe ofertat dhe mundësitë që kanë sipërmarrjet dhe kompanitë shqiptare.
Zgjidhja në gjykimin tim është ndërtimi i një sistemi që do të menaxhojë të gjithë kërkesat nga punonjës të huaj në përputhje me ofertën dhe mundësitë për punë që kanë kompanitë në Shqipëri.
Duhet të vlerësohen kërkesat që janë nga ana e vendeve aziatike për punonjës në Shqipëri dhe oferta që ka sipërmarrja shqiptare për të angazhuar punonjës sipas profileve duke përkthyer dhe duke nxjerrë një numër total në rang kombëtare të nevojave që ka secila kompani dhe ballafaqimi i këtyre nevojave me kërkesat e punonjësve që vijnë nga jashtë.
Më tej, Muça tha se 12-13 mijë të huaj punojnë në mënyrë të rregullt në vendin tonë, ndërkohë që shifrat që punonjësit e tjerë janë informale
12-13 mijë të huaj që punojnë në mënyrë të rregullt. Ndërsa për ata të parregullt shifrat janë informale.
Ajo që nuk bëhet si duhet sinkronizmi i kërkesës dhe ofertës për punonjësit e huaj përmes menaxhimit nga ana e shtetit të gjithë funksionimit që kanë agjencitë private të punësimit që merren me marrëdhëniet me jashtë në raport me Zyrën Kombëtare të Punës.2-3 mijë punonjës aplikojnë çdo vit për të kërkuar punë në Shqipëri. 20-30% e këtyre kërkesave bëhen pjesë e përpunimit zyrtar dhe plotësimit të dokumentacionit nga instancat duke krijuar dhe një statistikë që është e vogël jo vetëm me nevojat e sipërmarrjes shqiptare por edhe në përputhje me ecurinë e këtij procesi.



